Kurti: T’i jepet fund epokës së mosndëshkimit të krimeve të Serbisë
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 25-vjetorin e vrasjes së Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që të merr fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë.

Ai në një postim në rrjetin X ka thënë se ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për aktin makabër të kryer në paraburgimin e policisë së Serbisë.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të luftuar në Kosovë, u vranë në paraburgimin e policisë serbe më 1999.

Sot Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

DASH: Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vëllezërit Bytyqi • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024