Kurti thotë se Trusti arriti rekord: 312 milionë euro kthim bruto në gjashtë muaj
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti thotë se Trusti arriti rekord: 312 milionë euro kthim bruto në gjashtë muaj
Euro07
Foto Ilustruese
13/07/2026 - 21:01
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka shënuar rezultatin më të lartë investues për një periudhë gjashtëmujore që nga themelimi i tij.

Sipas Kurtit, nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth 312 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Ai ka theksuar se, duke përfshirë edhe rezultatet e viteve të kaluara, Trusti ka realizuar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet në periudhën nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara, kthimi bruto ishte 88 milionë euro në vitin 2023, 247 milionë euro në vitin 2024, 309 milionë euro në vitin 2025 dhe 312 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Kurti ka vlerësuar se këto rezultate janë lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet pensionale të të cilëve ruhen dhe investohen për sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.

Ai ka thënë se rezultatet dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale, duke shtuar se institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.

Kryeministri në detyrë ka përgëzuar Bordin, menaxhmentin dhe punonjësit e Trustit për punën e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në 4 miliardë e 245 milionë euro.

Kurti ka theksuar se, duke respektuar pavarësinë institucionale dhe profesionale të Trustit, Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit ligjor për të garantuar që kursimet pensionale të qytetarëve të menaxhohen me siguri, transparencë dhe perspektivë afatgjatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026