Kurti takoi senatorët amerikanë, u diskutua për dialogun me Serbinë
Lexohet për: 1 min.
Kurti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka takuar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.

Kurti ka thënë se në këtë takim është theksuar edhe rëndësia që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë kundër agresionit rus.

"Demokracia është sistemi edhe më i fortë dhe më i brishtë. Andaj, duhet ta kultivojmë dhe ta mbrojmë. Diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në vend, progresin edhe synimet përpara. Diskutuam edhe për raportet me fqinjin tonë, Serbinë", ka thënë Kurti.

https://kosovapress.com/admin/senatori-murphy-serbia-te-mos-e-pengoje-kosoven-ne-organizata-nderkombetare/

Para takimit me Kurtin, senatorët amerikanë janë pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Aty kanë theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, si dhe kanë kërkuar që Serbia të ndalojë së penguari Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024