Kurti takoi drejtuesit e KODE Labs
Lexohet për: 1 min.
ZKP ZKM 16 5 2022 (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjatë vizitës në Detroit, Michigan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga drejtuesit e KODE Labs - Kosova & Detroit. 

Në këtë takim u diskutua për mënyrat se si qeveria mund të punojë me kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe të trajnojë profesionistë të kësaj fushe, në shërbim të zhvillimit dhe rritjes së potencialit dhe kapaciteteve të teknologjisë së informacionit.

U bisedua për potencialin e zhvillimit të produkteve softuerike që mundësojnë efikasitet operacional dhe qëndrueshmëri.

Drejtuesit e ndërmarrjes prezantuan projektet e kësaj ndërmarrjeje që ka dy zyra, në Detroit dhe Prishtinë, dhe operon në Amerikë të Veriut, Evropë, Azi dhe Australi.

Në takim u theksua klima tërheqëse për investime në Kosovë dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme.

KODE Labs - Kosova & Detroit është ndërmarrje e teknologjisë së informacionit dhe shembull i investimit të kompanive amerikane në Kosovë, që krahas suksesit dhe profitabilitetit të kompanisë, njëherësh mbështesin edhe progresin e vendit tonë në këtë sektor, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025