Kurti takim me ministrin e Tregtisë të Turqisë Bolat, gatishmëri për thellim të bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti takim me ministrin e Tregtisë të Turqisë Bolat, gatishmëri për thellim të bashkëpunimit
Kurti ministri turk
22/04/2026 - 18:03
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti në takim ministrin e Tregtisë të Republikës së Turqisë, Ömer Bolat.

Në takim, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin Bolat për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës.

Teksa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se në dekadën e fundit janë dyfishuar shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve, me rritjen më të shpejtë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

“Të dy diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti përmendi  potencialin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës për eksport të shërbimeve.

Kryeministri Kurti theksoi se do të ishte i lumtur që Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Turqi, pas atij në Stamboll më 2024, të mbahej në Prishtinë këtë vit, si një hap konkret i radhës, thellimit dhe i zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ndërsa, u diskutua edhe për aktivizimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar.

Me qëllim të ndërlidhjes globale dhe ekonomike, kryeministri Kurti foli për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë.

Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, kryeministri Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën”, thuhet nw njoftimine Zyrws sw kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026