Kurti: Synimi i Rusisë është destabilizmi i institucioneve të shtetit për siguri
Lexohet për: 3 min.
Kurtii-080524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se disa institucione të Kosovës me web faqe të tyre kanë rënë pre e sulmeve kibernetike ruse për një periudhë të caktuar dhe më pas janë rikthyer. Sipas tij, synimi i Federatës ruse është lufta hibride, e cila ka për qëllim destabilizimin e institucioneve të shtetit të sigurisë, të stabilitetit dhe mbarëvajtjes së punëve.

Në konferencën për media, pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa ka potencuar se Serbia ka shkelur së paku tetë nga 11 nene të marrëveshjes së Ohrit, prandaj është vështirë të bëhet implementimi i marrëveshjes i cili nuk respektohet.

Ai ka shtuar se draft-statuti nuk është dokument i Kosovës dhe si i tillë nuk mund të nxirret nga paketa e marrëveshjes në Bruksel, ‘në atë mënyrë që të lexohet marrëveshja bazë dhe më pas të vendoset në qendër’.  

“Serbia asnjëherë nuk ka respektuar marrëveshjen. Ajo ka shkelur dhe mbishkelur çdo nen të kësaj marrëveshje së paku 8 nga 11. Është vështirë të bëhet implementimi i marrëveshjes i cili nuk respektohet. Prandaj, unë kam insistuar gjithmonë që të vendosim nënshkrimin në këtë marrëveshje, si garancë e respektimit të marrëveshjes dhe implementimit.  Ky draft-statut nuk është  dokument i Kosovës dhe nuk mund të nxirret nga paketa dhe në atë mënyrë të lexohet marrëveshja bazë, më pas të vendoset në qendër apo si prioritet”, ka thënë Kurti. 

Ndërsa, për sulmet kibernetike që kanë ndodhur nga Rusia ndaj institucioneve të Kosovës, Kurti ka theksuar se ju qëndron prapa deklaratave të ministres së Punëve të Brendshme, Donika Gërvalla, e cila ka folur në emër të Qeverisë së Kosovës.

Ai, ka deklaruar se është e vërtetë që disa web faqe të institucioneve të Kosovës kanë rënë pre një periudhë të caktuar dhe janë rikthyer. Sipas Kurtit, synimi i Federatës ruse është lufta hibride e cila do të kishte për pasojë ‘po të ishte e suksesshme do të kishte për pasojë në stabilizimin e institucioneve të shtetit të sigurisë së stabilitetit dhe mbarëvajtjes së punëve’.

https://kosovapress.com/kurti-kushti-per-anetaresim-ne-kie-ishte-dhe-mbetet-absurd

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024