Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas tij jo vetëm që nuk është parimore dhe vlerore por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e KiE-s.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se Kosova ka ofruar që ky dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe pjesë e aneksit të zbatimit Ohrit, porse potencoi se është refuzuar nga Serbia.
Ai tha se nuk pritej që pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE të bëheshin shtete demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë përkrahëse të shtetit tonë për zhvillim e demokratizim.
Kurti potencoi se kushtet e vendosura nuk kanë të bëjnë aspak me standardet anëtarësimit në këtë organizatë.
Ndër të tjera, Kurti tha se Kosova do anëtarësim meritor, sepse konsideron se e meriton anëtarësimin.
Derisa shteti më i fuqishëm brenda KiE-së, Britania e Madhe, i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.
Mbledhja e radhës e ministrave të Jashtëm të KiE-së do të bëhet me 16-17 maj ku edhe do të vendoset përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. /Z.Zeneli/