Kurti: Spanja s’duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e saj territoriale, Serbia kreu gjenocid
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Spanja s’duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e saj territoriale, Serbia kreu gjenocid
Albin-Kurti-1234
20/04/2026 - 21:47
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë tha për gazetën “El Periodico” se Spanja do të duhej ta kishte njohur qysh moti Kosovën si shtet.

Kurti tha se është duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë, meqë nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes dy shteteve.

“Do t’u thosha atyre se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e veta territoriale. Serbia kreu gjenocid; nuk ka asnjë mënyrë për të bërë paralele midis Madridit dhe Beogradit. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm dhe Spanja duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, megjithëse ende ka kohë për ta bërë këtë. Po punoj drejt kësaj dhe shpresoj se do ta bëjnë. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Spanjën. Nuk ka pengesa për njohjen e Kosovës. Sa më shpejt të ndryshojë kjo, aq më mirë”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026