Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se "Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri".
Kurti gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, është pyetur nga KosovaPress, nëse do të ketë takim mes tij dhe Vuçiqit gjatë muajit dhjetor në Bruksel, për çka tha se nuk është në dijeni nëse do të ketë një të tillë.
Kryeministri Kurti është pyetur edhe për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për çka tha se ajo pjesë e ka gjithmonë mbështetjen e Kosovës.
Ai së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë shpalosur projektet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat do të përfundojnë për vitin 2024.