Kurti: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen
ZKM - 29 6 2026 (1)
29/06/2026 - 17:34
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik, e cila u mbajt në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan vepron në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën, duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe mbështetje për Komandën Rajonale – Lindje të misionit të KFOR-it në Kampin Bondsteel.

Me këtë rast, u theksua se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i misionit të KFOR-it ka qenë dhe vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026