Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi, është shprehur se mosnjohja nga Spanja është fryt i mosnjohjes së situatës reale.
“Kur ne e kemi deklaruar pavarësinë tonë, nuk e di se cili politikan spanjoll i ka formuluar disa analogji të gabueshme lidhur me Kosovën.”, ka thënë Kurti për gazetën El Peridicio.
“E nëse ndonjë politikan spanjoll sheh ngjashmëri mes Kosovës dhe Katalonisë, apo cilësdo tjetër pjesë të Spanjës, Madridi nuk do të duhej ta shihte veten si Beogradi.”, ka thënë ndër të tjera Kurti gjatë intervistës për El Peridicio, me ç'rast ka folur edhe për tema të tjera.
Intervista e Kryeministrit Kurti për gazetën El Peridicio
El Periodico: Sipas asaj që di për ju, në figurën e Albin Kurtit gërshetohen dëshira për pavarësi dhe preokupimi social. A kemi të bëjmë me një nacionalist apo me një socialdemokrat?
Kryeministri Kurti: Jam socialdemokrat evropian, por njëkohësisht dëshiroj që të forcohet gjithnjë e më tepër shteti i Kosovës. Pavarësia, që gjithmonë e kemi dëshiruar ishte një pavarësi liridhënëse. Jo si pavarësi, që do të sillte ndonjë hegjemoni. Në federatën jugosllave ishim edhe më të varfrit edhe më të shtypurit. Qasja jonë ishte antikolonialiste.
Kryeministri Kurti: Më vjen keq që Spanja gjendet mes pakicës së shteteve të BE-së dhe të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën. Nga 30 vendet e NATO-s vetëm 4 nuk na njohin, e ndër to Spanja. Nga shtetet e BE-së, vetëm 5 nuk na njohin, e ndër to Spanja. Por Spanja është shteti më i madh nga ato që nuk na njohin. Besoj që kjo mosnjohje shtetërore është fryt i mosnjohjes së situatës reale. Kur ne e kemi deklaruar pavarësinë tonë, nuk e di se cili politikan spanjoll i ka formuluar disa analogji të gabueshme lidhur me Kosovën.
El Periodico: Për çka e keni fjalën?
El Periodico: Supozoj se ju i keni përcjellë ngjarjet në Kataloni në vjeshtën e 2017. Në çka ju bëri të mendoni?
Kryeministri Kurti: Ajo çka nuk na pëlqeu ishin pamjet e policëve duke goditur qytetarët. Nuk do të duhej të ishte ashtu. Na befasoi, sepse Spanja është vend demokratik. Serbia edhe sot është vend autokratik: zgjedhjet i fiton gjithnjë e njëjta parti. E kanë vrarë Gjingjiqin, jo në shekullin e kaluar por në këtë. Prandaj, ne nuk kuptonim pse në një shtet si Spanja nuk zgjidhen këto probleme me dialog, në mënyrë demokratike dhe me pjesëmarrjen e BE-së.
Kryeministri Kurti: Më e rëndësishmja është që vetëvendosja të jetë demokratike dhe të vijë nga poshtë, e jo nga lart. Më 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë, rusofilët më sfidonin: “Tash që qytetarët e Krimesë po votojnë për t’u ndarë nga Ukraina dhe të bashkëngjiten me Rusinë, pse nuk i mbështetë?” Po për mua ishte e papranueshme që kutitë e votimeve t’i sjellin ushtarët. Kjo ishte një vetëvendosje e teledirigjuar nga Moska, pra vinte nga lart. Sipas mendimit tim, brenda Bashkimit Evropian, nëse ka ndarje, duhet ta përcjellin modelin e Çekisë dhe Sllovakisë.
El Periodico: Por, a ka Katalonia të drejtë për vetëvendosje?
El Periodico: Atëherë po lëmë anash obsesionin katalan…
Kryeministri Kurti: Po, ju lutem!
Kryeministri Kurti: Unë vij i gatshëm për debat, për bashkëpunim dhe për bisedim me të gjithë ata që munden të ndihmojnë njohjen e Kosovës nga Spanja, për shkak se është përcaktuese për hyrjen tonë në BE dhe në NATO. Spanja është faktor vendimtar për ne.
El Periodico: A ju ka dhënë ndonjë shenjë inkurajues Pedro Sánchez?
El Periodico: A e kujtoni ju të riun Albin Kurti, i cili kërkonte bashkimin me Shqipërinë? Ku është tash ky njëzetvjeçar?
Kryeministri Kurti: Qe më shumë se një shekull kemi probleme me Serbinë si tërësi e kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme, por jo dy kombe të ndryshme: e njëjta gjuhë, e njëjta bazë kulturore… Shqipëria është në NATO dhe ne dëshirojmë të hyjmë gjithashtu: jemi në rrezik të përhershëm për shkak të marrëdhënieve të forta mes Serbisë dhe Rusisë.
Kryeministri Kurti: Ndoshta z. Borrell është larguar ca nga detyra e përfaqësuesit dhe nga zgjidhja që po e propozojnë Franca dhe Gjermania. Nuk besoj që mund të kërkohet nga një kryeministër të merret me çështje teknike si targat. Dhe z.Borrell do të duhej të shtyjë para një marrëveshje bilaterale të mirëfilltë me Serbinë, në vend se të merret me këto punë (me targa -shënim i përkthyesit).
El Periodico: Çfarë është roli destabilizues rus në situatën preokupuese, që po shohim në Ballkan?
El Periodico: E kemi pasur një Tribunal Ndërkombëtar për të gjykuar Millosheviqin dhe bashkëluftëtarët e tij. A do të kemi diçka të ngjashme për të gjykuar Putinin dhe njerëzit e tij?
Kryeministri Kurti: Po, duhet të ketë një gjykatë të tillë. Nuk mund të lihet kjo në duart e Ukrainës, por edhe më pak në ato të Rusisë.