Kurti priti drejtorin e Institutit për krime të luftës, përgatiten databazat e viktimave, masakrave dhe varrezave masive
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti priti drejtorin e Institutit për krime të luftës, përgatiten databazat e viktimave, masakrave dhe varrezave masive
Kurti1234
08/05/2026 - 18:10
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, i cili i dorëzoi raportin gjashtëmujor të punës së Institutit për periudhën nëntor 2025 – maj 2026.

Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e arritur në dokumentimin, hulumtimin dhe institucionalizimin e kujtesës historike lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve shtetërore në funksion të drejtësisë tranzicionale dhe ruajtjes së të vërtetës historike.

“Drejtori Hetemi e njoftoi Kryeministrin në detyrë me projektet dhe zhvillimet kryesore të Institutit gjatë kësaj periudhe, ndër të cilat veçohet puna për përgatitjen e databazave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, databazës së masakrave dhe asaj të varrezave masive — procese me rëndësi të veçantë shtetërore dhe historike, të cilat po ndërmerren për herë të parë në Republikën e Kosovës në mënyrë të centralizuar, të verifikuar dhe institucionale. U theksua se këto databaza do të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për dokumentim, hulumtim shkencor, edukim dhe adresim institucional të krimeve të luftës.

Po ashtu, u diskutua edhe për zgjerimin dhe konsolidimin e fondit arkivor e bibliotekar të Institutit, avancimin e proceseve të verifikimit dhe sistemimit të materialeve dokumentuese, si dhe për bashkëpunimin me institucione vendore e ndërkombëtare në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe kujtesës kolektive.

Në takim u veçua edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare “From Ëar to Recovery: A Multidisciplinary Approach Toëards Kosovo’s Ëar Trauma”, me pjesëmarrjen e mbi 200 studiuesve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, si një dëshmi e shtrirjes akademike dhe ndërkombëtare të punës së Institutit.

Kryeministri në detyrë Kurti e falënderoi drejtorin Hetemi dhe stafin e Institutit për përkushtimin dhe punën e bërë, duke vlerësuar rolin e IKKL-së në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërtimin e një baze të besueshme faktesh për brezat e ardhshëm. Ai theksoi se drejtësia për viktimat, dokumentimi institucional dhe mbrojtja e së vërtetës historike mbeten obligim shtetëror dhe shoqëror i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026