Kurti: Po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme në veri
Lexohet për: 1 min.
0-Albin-Kurti-4422-1-of-18-18
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar të hapin rrugën për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai ka ritheksuar se nga java e kaluar kanë reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në tri objektet komunale në veri.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave në veri. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE për depërshkallëzim, të dakorduar në Bratislavë”, ka shkruar Kurti.

Javën e kaluar, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka thënë se janë dakorduar për hapat për shtensionim të situatës.

https://twitter.com/albinkurti/status/1681317071660154880
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025