Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja
Kurti 07052026
07/05/2026 - 10:26
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk ka situatë të re por vetëm zgjedhje të përsëritura.

Kështu janë pritjet e tij për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku mes tjerash tha se “sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha para mediave të enjten se 7 qershori do të tejkalojë rezultatin e 28 dhjetorit.

“Data është caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne t’i dorëzojmë listat e kandidatëve tanë për deputetë, pra i kemi edhe pesë ditë. Do të kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, do të kemi me siguri edhe nja dy mbledhje të kryesisë së LVV-së, deri atëherë unë nuk mund të flas konkretisht për emra, por ajo që e di është që ne jemi duke zbatuar programin dhe zotimet tona me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe 28 dhjetori nuk ishte para 5 viteve, por ishte, sa i bie, katër muajsh. Rrjedhimisht nuk mund të themi që kemi një situatë krejtësisht të re, kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë që të mbahen, mirëpo meqë bojkoti opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, deklaroi ai.

Teksa foli për bashkëpunimin mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku në këto zgjedhje, ai tha se “njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet të ngatërrohen dëshirat me fakte”.


Sa i përket rezultatit që pret të dielën e 7 qershorit, Kurti tha se “sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”.

“Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, përfundoi Kurti.

Këto deklarime ai i bëri gjatë nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës Kijevë-Malishevë.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor si pasojë e dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri deri më 28 prill, që ishte afati i fundit kushtetues për ta bërë këtë gjë. Votimet e së dielës së parë te qershorit janë të tretat në nivel nacional, prej shkurtit 2025. /Sh.Pajaziti


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026