Kurti për sigurimet shëndetësore: Nuk duhet të shihet si shkop magjik
Lexohet për: 2 min.
siguri
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se po përgatitet Ligji për sigurimet shëndetësore, duke theksuar se kur ato të realizohen, për qytetarët do të jetë kosto shtesë, “të paguhet një herë, në mënyrë që të mos paguaj më vonë”.

Kurti, është shprehur se sigurimet shëndetësore, nuk duhet të shihen si një lloj “shkopi magjik”.

“Kur të bëhen sigurimet shëndetësore, tek qytetari do të ketë një kosto shtesë, sepse sigurimet shëndetësore, nënkuptojnë që të paguajnë paraprakisht, për atë që eventualisht mund të na ndodhë më vone. Do të na duhet që të paguajmë një herë, në mënyrë që të mos paguajmë më vonë. Nuk duhet parë si një lloj shkopi magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato nëse i kemi”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shtuar se të gjithë këto renovime që po bëhen në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, po bëhen edhe me qëllimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore, pasi që sipas tij, nuk mund t’u kërkosh qytetarëve 3.5 për qind më shumë nga paga e tyre, nëse ata nuk kanë shërbime të reja dhe të duhura.

Nga viti 2011, Ministria e Shëndetësisë kishte provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza, të cilat synoheshin të realizohen deri në vitin 2020. Mirëpo, ky sistem nuk është realizuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024