Kurti optimist për presidentin: Nuk shoh zell për zgjedhje të reja
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti optimist për presidentin: Nuk shoh zell për zgjedhje të reja
kurti
23/02/2026 - 17:23
Linku u kopjua

Lideri i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti është optimist për zgjedhjen e presidentit, pasi tha se gjatë takimeve konstruktive me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir  Abdixhikun, si dhe mungesës së zellit për të shkuar në zgjedhje të reja.

Pas takimit mbi dy orësh me këtë të fundit, Kurti tha se nuk mund të nxjerrin kandidat për president pasi nevojitën 80 deputetë në Kuvend.

Sipas tij, mazhoranca i ka vetëm 66 deputetë dhe se kësaj radhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk kanë garuar me asnjë emër për të parin e vendit.

Kurti shtoi se Vetëvendosja me LDK-në nuk është një formulë e sigurte që të zgjidhet presidenti, derisa kur është pyetur nëse do të takojë Ramush Haradinajn e AAK-së, ka thënë se votat janë në PDK dhe LDK.

Ai shtoi se nuk sheh gatishmëri për zgjedhje të reja.

Deri më 4 mars 2026 presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026