Kurti: Nuk e kam pranuar draft-statutin për Asociacionin, kurrë nuk do ta nënshkruaj
Lajme
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se nuk e ka pranuar draft statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kurrë nuk do ta nënshkruaj draftstatutin, pasi ai do të duhej të jetë pako së bashku marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.

Kurti tha se i ka dërguar opinionin e tij Lajçakut dhe Borellit por nuk mund të jap detaje pasi lidhen drejtpërdrejt me draftin për Asociacionin.

Sipas tij, arsyeja që ai konsideron që do të ishte gabim që Kosova ta shkruaj një draftstatut, është që deputetja e Serbisë, Daniela Vujçiq, i cili është edhe më keq se Republika Serbe, të cilin e kanë pranuar ndërmjetësit dhe ndërmjetësuesi ka tendencën që ta gjejnë një mesatare në mes të dy drafteve.

“Ka qenë kurth për mua, jam i bindur për këtë se tash konfidincialitetin e bisedimeve nuk mund ta nxjerr, por jam i bindur edhe më shumë sot se sa në pranverë e në verë, që po të kisha shkruar një draft-statut, do të vinim në një mes Daniela Vujçiq dhe meje dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme. Unë kam insistuar në parime dhe tash emisarët kanë ardhur me një draft statut i cili njëmend i respekton këto principe, mirëpo unë prapë kam vërejtjet dhe kritikat e mija. Unë nuk e kam pranuar draft statutin, kurrë nuk do ta nënshkruaj draftstatutin  por kur mu tha mua nga krerët evropian, situata është urgjente dhe shansi është unik. Unë thash pritni pak se marrëveshjen bazike, aneksin e zbatimit unë tashmë i kam pranuar. Nëse dëshironi një paketë, le ta bëjmë dhe unë e pranojë si pjesë të paketës, ndonëse i kam dhënë vërejtjet para dy dite por vetëm si pjesë e paketës, jo të nxjerrët nga paketa dhe unë nga Bashkimi Evropian kam kërkuar gjithashtu edhe çështjen e partneritetit për paqe dhe të statutit të vendit kandidat Mund ta merreni fjalën mas andej, nuk është e hijshme e pasjellshme, mos më ndërhyni se është e rëndësishme dhe nuk e kam për vete. A sa për lista të zeza, nuk korruptohem e nuk shantazhohem unë, kotë është ajo punë, lëreni listat e zeza, për tjetër kë janë listat e zeza“, tha ai.

Ai pati edhe një debat rreth popullzimit, duke thënë se më 14 shkurt ka humb popullzimi. Kurti foli edhe për të arriturën e Policisë së Kosovës për 24 shtatorin në veri, duke thënë se terroristët kanë shpresuar që policia jonë do t’ia mësynte manastirit e të vrasin prift, gjë që është evituar, duke mos rënë në kurth.

Kurtit i reagoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se e ka pranuar një autonomi për serbët.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
392
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024