Kurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve
Lexohet për: 1 min.
.0. Albin Kurti 22 (18)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sopaj nga Malisheva, e cila humbi dy anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë me ta për humbjen tragjike.

“Me trishtim e pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të familjarëve tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe. Fëmijëve të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë dhe uroj që të tejkalojnë sa më lehtë pasojat e aksidentit. Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit. Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025