Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por pret QUINT-i dhe KFOR-i të koordinohen rreth kësaj çështjeje, teksa shtoi se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.
Gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, kreu i Qeverisë ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, pasi liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.
Kurti tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut në Bruksel.
“Megjithatë, Beogradi nuk e njeh marrëveshjen që e ka pranuar. Tani e kanë kuptuar se kjo marrëveshje nuk i përshtatet ideologjisë të ‘Serbisë së Madhe’. Mendoj se duhet ta respektojmë marrëveshjen bazë të shkurtit të vitit të kaluar dhe ta zbatojmë atë”, tha ai.