Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë sot në një konferencë nga një institut kërkimor në Londër.
Këtë e ka bërë të ditur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali përmes një postimi në rrjete sociale, diksutim i cili do të mbahet nga instituti kërkimor ODI Global.
“Sonte në Londër. “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Mihali në një postim në Facebook.
Diskutimi në Londër do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online për publikun e interesuar, për të cilën gjë njoftoi edhe Mihali.Ndërkaq ky institut po organizon një diskutim publik që shqyrton se si veprimtaria ekonomike shtetërore po riformëson stabilitetin global në një epokë të konkurrencës gjeopolitike në rritje.
Ky aktivitet shqyrton pasojat më të gjera për sistemin ekonomik ndërkombëtar, përfshirë rreziqet e fragmentimit, të ardhmen e bashkëpunimit shumëpalësh dhe implikimet për rritjen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin duke përfshirë mënyrat se si vendet mund të forcojnë rezistencën e tyre ekonomike në një mjedis gjithnjë e më të pasigurt.