Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se energjia mbetet sektor me prioritet për qeverinë që drejton. Këtë deklaratë ai e bëri në ditën e dytë të edicionit të dytë të Forumit të Solareve që u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in. Kjo ngjarje mblodhi së bashku të gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë të energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu përfaqësues të institucioneve, investitorë, përfaqësues të bizneseve, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare kyçe në vend.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se e kanë në fokus garantimin e sigurisë së furnizimit, sigurimin e përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Ai gjithashtu zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.
Ai tha se programi Kompakt dhe kapacitetet akumuluese që do të ndërtohen me grante të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit që shtoi se do të vendosin Kosovën për herë të parë në krye te zhvillimeve energjetike botërore.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha së nga vizitat e realizuara me bizneset ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor. Ndërsa shton se janë duke punuar në ligjin për burime të ripërtëritshme të energjisë.
Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier tha se nevojitet bashkëpunim sepse qeveria e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Ndërsa shton se do ta mbështesin Kosovën, si dhe kanë për qëllim që të shtojnë investime në sektorin privat, përfshirë burimet e energjisë së ripërtëritshme.
“Ju jeni bashkë me ne për të punuar drejt zgjidhjes se njërës prej sfidave të mëdha të Kosovës, energjisë...8:30 Zakonisht qeveria mund të luajë rol në zgjidhjen e problemeve por Qeveria pothuajse asnjëherë nuk mund t’i zgjidh e vetme problemet. Për këtë arsye na vjen mirë që mund ta mbështesim Qeverinë e Kosovës për të shtuar bashkëpunimin me sektorin privat, për të rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e shumta për investimet e sektorit privat në industrinë e energjisë së ripërtëritshme solare... 9:23 Qëllimet tona janë mjaftë të qarta sepse duam të kemi shtim të investimeve të sektorit privat për të përfshirë burimet e energjisë së ripërtritshme në rrjetin e industrisë së energjisë elektrike, do të bëjmë zvogëlimin e kostove dhe rritjen e qasjes në energji të përballueshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ambasadori Hovenier.