“Asociimi që imponohet prej lart është diktat” ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, derisa ka përsëritur se ai, si shef ekzekutivi, nuk mund të formojë asociacion të komunave.
“I takon komunave ta bëjnë asociacionin”.“Nuk mund të thuash unë kam marrë sa kam marrë, dua të marr edhe më shumë por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çkado që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel. Një muaj më vonë ishte arritur dakordim për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.“Shteti demokratik i Kosovës është instanca e parë dhe e fundit, dhe më e fuqishmja, ku asnjë individ, grup kriminal a strukturë paralele nuk mund të rivalizojë. Kjo e ka bërë shumë nervoz Beogradin dhe nga nervoza është gjithnjë e më agresiv”, ka thënë Kurti.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim...