Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, tha se Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja e e cila e kishte prijës komandantin legjendar, Adem Jashari.
Në fjalën e tij, Kurti tha se është i lumtur të shoh përparimin e madh të FSK-së, duke shtuar se kjo ka ndodhur falë dyfishimit të buxhetit dhe trefishimit të investimeve në armatim.
Në ceremoninë shtetërore të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti shtoi se 1/3 e ushtarëve do të parakalojnë në sheshet e kryeqytetit.
"Do të doja që në këtë ditë kjo paradë e ushtarëve dhe policëve të na shërbente si nxitje për të përtërirë ndjesitë tona për liri. Liria e Kosovës erdhi përmes gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, liria u arrit mes vuajtjesh të burgosurve politikë, në krye me Adem Demaçin", shtoi ai.