Kurti i përgjigjet Osmanit për zgjedhjet: Nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti i përgjigjet Osmanit për zgjedhjet: Nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor
Albin Kurti 130326
Foto Arkiv
13/03/2026 - 13:59
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë,  Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

I pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ai tha se nuk ka qenë e mundur që të mbahen më 21 dhjetor e as më 4 janar.

"Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 28 dhjetor, për bindjen time të fuqishme zgjedhjet nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga sekretariati i KQZ-së, që thotë se kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat teknike e logjistike. Mos harroni që ne kishim në tetor dhe nëntor edhe dy raunde të zgjedhjeve lokale dhe hymë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve lokale. Prandaj, nuk ka pasur mundësi tjetër për datë përveçse më 28 dhjetor. Nëse ndokush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizohen zgjedhjet më 4 janar, as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”, tha ai pas vizitës në QKUK.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026