Kurti: Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por s’duhet ndryshuar kurrë
Lexohet për: 2 min.
ZKM - 31 1 2024 (23)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ceremoninë komemorative në Bibliotekën Kombëtare nën organizimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë.

Ai me këtë rast tha se përkujtimi i Holokaustit është detyrë e të gjitha demokracive, pavarësisht rolit të tyre.

“Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jo tolerancës dhe se kujtimi i tij i motivon njerëzit që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe të promovojnë barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit • KosovaPress

Kurti shtoi se viktimat nuk duhet të jenë të përkryera që të meritojnë të flasin me zë të lartë dhe autorët duhet të përballen me gjyqin, pasi drejtësia është shumë me e përsosur se çdo krim.

Rohde: Çdo 27 janar përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane • KosovaPress

“Pesha e vuajtjeve të civilëve, edhe në rast se veprohet në vetëmbrojtje, duhet të jetë busulla e jonë në mënyrën së si ecim përpara” tha më tej ai duke shtuar se asnjë veprim i tanishëm apo i ardhshëm nga asnjë qeveri nuk duhet t’i hapë rrugën revizionit historik.

“Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë,” tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024