Kurti-Goffus, diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in e NATO-n
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi sot me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s Thomas Goffus, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n dhe koordinimin e vazhdueshëm.

Kurti e falënderoi Goffus për kontributin e vazhdueshëm e pozitiv të misionit KFOR dhe NATO-s, si dhe angazhimin në ruajtjen e paqes e sigurisë në vend dhe rajon.

Ai tha se progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit, ndaj të cilave përkushtimi mbetet i palëkundur dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

I pari i qeverisë së vendit tonë tha se gjatë këtyre tri vjetëve, nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, Kosova ka arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi ndërkohë që edhe ka zmbrapsur kërcënimet duke e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vendin tonë.

“Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tonë”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024