Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria Speciale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kurti prokurori
1 javë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellur në adresë të Kurtit.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”.

Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024