Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
kurti mysafiret e etno
24/07/2026 - 09:31
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve janë të veçanta dhe se ato kanë zanafillë shumë më përpara se lufta e fundit në Kosovë, duke theksuar rolin historik të diasporës shqiptare në forcimin e këtyre lidhjeve.

Kurti i bëri këto deklarata me rastin e pritjes në zyrën e tij të një grupi mysafiresh nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po vizitojnë Kosovën në kuadër të programit "Ethno Tour 2026", të organizuar nga antropologia Janet Reineck.

Sipas tij, marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve "ka qenë e veçantë jo vetëm nga fundi i shekullit të kaluar dhe lufta çlirimtare, por që nga ardhja e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara qysh në shekullin XIX" teksa shtoi se kjo histori çoi në themelimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës "Vatra" në Boston në vitin 1912.

“Që nga mbështetja e Presidentit Woodroë Wilson deri te ndikimi i priftit dhe mendimtarit shqiptar në mërgim, Fan Noli, diaspora jonë ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e kësaj lidhjeje të çmuar”, shkroi Kurti, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se gjatë takimit me Janet Reineck biseduan edhe për progresin e Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare.

"Mërgata jonë e dashur janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar atë", u shpreh kryeministri në detyrë.

Sipas Kurtit, gjatë takimit me pjesëmarrëset e "Ethno Tour 2026", të cilat janë profesioniste në fusha si inxhinieria mjedisore, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi dhe teknologjia e informacionit, u diskutua edhe për të drejtat e njeriut, kulturën, arsimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë dhe ekonominë./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026