Kurti: Eliot Engel, mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Eliot Engel, mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve
eliot engel
Foto Arkiv
11/04/2026 - 11:57
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të kombit shqiptar dhe mbështetës të palëkundur të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Kurti në një postim në Facebook, vlerësoi lart kontributin e Engel gjatë më shumë se tri dekadave në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ku ai shërbeu si zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe për shqiptarët në periudhat më të vështira.

“ Takimet me të ishin gjithmonë të mbushura me vëmendje dhe interes të sinqertë për të ardhmen e vendit tonë. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës së popullit tonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë zë pikërisht kongresmeni Engel. Ai përfaqësonte bindjen se liria dhe të drejtat e njeriut janë themel i çdo shoqërie demokratike. Mirënjohja jonë për kontributin e tij në kauzën tonë kombëtare do të mbetet e përhershme.”,thuhet në njoftimin e Kurtit.

Engel, dje ka ndërruar jetë, lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë së Qarkut Westchester.

Si kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Engel ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor. Ai u shqua për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026