Kongresisti amerikan Eliot Engel ka qenë njëri nga miqtë më të mirë që Kosova pati në Shtetet e Bashkuara.
Për shkak të raportit që kishte, ai ka ardhur disa herë në vendin të cilin e ndihmoi shumë dhe për të cilin punoi shumë që të çlirohet nga Serbia e më pas edhe të pavarësohet.
Me këtë rast, ai pati mbajtur një fjalim emocionues në Kuvend, ku mes tjerash, pati përmendur edhe faktin se sa pro amerikan janë shqiptarët.
“Nëse e shihni se ku ka qenë ky vend dhe ku po shkon, sa ka arritur, unë them urime ditëlindjen Kosovë, sepse keni bërë një ditëlindje të mrekullueshme”, pati thënë ai. “Mund t’ju them se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara se sa këtu në Kosovë. Prandaj edhe ju falënderoj”.
“Dëshiroj ta shoh Kosovën në BE, dëshiroj ta shoh Kosovën në NATO dhe dëshiroj ta shoh Kosovën në Kombet e Bashkuara”, pati deklaruar ai, duke shtuar se është me rëndësi që njerëzit ta kuptojnë se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. /KosovaPress/