Zhitia dhe Fazliu vlerësohen jo vetëm si çlirimtarë por edhe si intelektualë të mëdhenj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
homaxhe Albin Kurti dhe Glauk Konjufca
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, bënë homazhe pranë varreve të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 35 vjetorit të rënies së tyre.

Kryeministri Kurti tha se Zhitia e Fazliu, ishin veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e vendit tonë.

Ai tha se punën kryesore për shtetin e Kosovës e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Para 35 vjetëve mbi 6 orë kanë zgjatur luftimet në lagjen Bregu i Diellit tek hyrja e tretë e bllokut të tretë ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu i ynë…Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej në Kosovë po niste apart hejdi. Ato kanë qenë rrethana tejet të vështira, të pa imagjinueshme për neve sot dhe në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të pa epur dhe heronjtë e popullit tonë që janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që do të vazhdojnë rrugën e tyre deri tek kryengritja popullore e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ne nuk harrojmë prej nga vijmë dhe nuk harrojmë që pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq, neve të tjerëve na ka ngelur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë shumë më e vogël sesa e atyre”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se liria e Kosovës erdhi pasi vendi ynë kishte njerëz si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Ndërkaq, homazhe bënë edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024