Kurti akuzon Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit, thotë se pesë policë kosovarë po mbahen peng atje
Lexohet për: 1 min.
Albin Kurti - Mbledhja e Qeverise 240822 (5 of 18) (2)
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pesë policë kosovarë po mbahen peng në Serbi. Ai akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se Serbia si shenjë hakmarrje të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ndali dhe maltretoi dje qindra qytetarë kosovarë që po kalonin tranzit në Serbi.

Ai tha se zëvendësdrejtori i Policisë nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq po vazhdon të mbahet në paraburgim në Rashkë.

Kurti bëri thirrje Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës, që në mbledhjen e muajit maj të pranojnë Kosovën në Këshill të Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025