Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok, gjenden mbetje mortore dhe veshmbathje gjatë gërmimeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok, gjenden mbetje mortore dhe veshmbathje gjatë gërmimeve
Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, raporton KosovaPress.
Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve.
Nën masa të rrepta sigurie, ekipi i antropologëve ka hyrë në lokacionin ku po kryhen gërmimet dhe ekzaminimet forenzike.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e dyshuar janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje. Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se këto mbetje mund t’u përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të zhdukur më 19 prill 1999.
Bëhet fjalë për atë që njihet si Grupi i intelektualëve të Mitrovicës: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu.
Ndërkohë,
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.