Kuka pas suksesit të Distrias: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!
Lexohet për: 1 min.
20-Kuka
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp, raporton KosovaPress.

Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris.

Tani, për këtë sukses të Distrias ka reaguar edhe Driton Kuka, i cili tha se plot 12.000 shikues e respektuan sot shtetin e vogël, por të fuqishëm të Kosovës.

“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë ????????

Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!

E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!

Bercy Accor Arena e stërmbushur  sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024