Trajneri i xhudos Driton Kuka ka tërhequr vëmendjen e institucioneve sportive që të merren më shumë me përgatitjen e trajnerëve për sporte të ndryshme në mënyrë që e ardhmja e sportit kosovar të jetë më e mirë.
Kuka mori pjesë në tryezën sportive që u organizua nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës ku po punohet në Ligjin e ri të Sportit që pritet të votohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.
“Kosova po ka suksese në grupmosha në 4-5 sporte, do të thotë po fitohen medalje evropiane e botërore por me grupmosha jepen sinjalet të cilat mandej duhet ecur para me profesionalizëm deri në detajet më të vogla. Sfida fillon aty ku talenti nuk mjafton, aty ku profesionalizmi i trajnerëve fillon dhe të tillë kemi pak, shumë pak”, ka shkruar Kuka.
Tutje ai ka shtuar se disa trajner duke mos e pranuar mosdijen e tyre, po e ngulfatin vet sportin dhe talentët e tij.