Kuka kërkon ekipe emergjente në Pejë: Askush s’u angazhua seriozisht
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Trajneri i xhudos, Driton Kuka për KosovaPress foli për gjendjen në Pejë pas vërshimeve të djeshme, me ç’rast bëri apel që sa më shpejt ekipet emergjente të shkojnë atje për të ndihmuar qytetarët.
Situatën e krijuar ai e quajti të keqe, derisa tregoi se vendi u përfshi nga uji shumë shpejt.
Ai tha se për raste të tilla nuk ka ditë pushimi, derisa tregoi se nuk ka energji elektrike e në disa shtëpi as ujë.
Ai kërkoi që të rregullohet gjendja, derisa tha se askush nuk u angazhua seriozisht.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Mbrëmë, një grua dhe djali i saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen "Asllan qeshme", u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./E.Krasniqi