Kujdes me mesazhet telefonike mashtruese!
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kujdes me mesazhet telefonike mashtruese!
Mashtrimi1234
08/06/2026 - 15:19
Linku u kopjua

Kohët e fundit shpesh e më shpesh po u dërgohen qytetarëve mesazhe telefonike me përpjekje mashtrimi, siç është rasti me mesazhin për shkelje në trafik, që e ilustron këtë problematikë, raporton KosovaPress.

Institucionet përkatëse kanë shtruar nevojën për kujdes të shtuar të qytetarëve ndaj këtyre mashtruesve.

Policia e Kosovës ka sqaruar se këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar, siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët. 

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që:

· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka shprehur zotimin se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026