Kualifikimet për Evropian, vashat e Kosovës e pësojnë nga Kroacia
Lexohet për: 1 min.
10-Vashat e Kosoves
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës së femrave dhe asaj të Kroacisë, e vlefshme kjo për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2025 të femrave.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, vashat e Kosovës kanë pësuar humbje 1:0 nga Kroacia, raporton KosovaPress.

Fatin në këtë ndeshje e vendosi goli i futbollistes kroate Ivana Rudelic, e cila shënoi në minutën e 58’ për 1:0.

Kosova ishte me një lojtare më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Blerta Smailit në minutën e 42’.

Kjo ishte humbja e tretë me radhë për “Dardanet”, duke zënë kështu pozitën e fundit në tabelën e Grupit 4 të Ligës B të këtyre kualifikimeve me asnjë pikë të mbledhur.

Në anën tjetër, Kroacia ngjitet në pozitën e dytë në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa ka edhe lideri, Uellsi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025