“Ktheni në shtëpi çlirimtarët”, baneri në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Ktheni në shtëpi çlirimtarët”, baneri në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë
baneri1234
29/04/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Një baner në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë u  shfaqur të martën në Prishtinë.

Baneri në qendër të kryeqytetit ka mesazhin “Ktheni në shtëpi çlirimtarët”.

Këtë e ka realizuar organizata “Liria ka emër” në kuadër të javës, në të cilën do  të fillojnë aktivitete të ndryshme.

Ismail Tasholli nga kjo platformë për Kosova Press tha se mesazhi i banerit është që ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen në vendlindje.

Tash jemi në javën kur fillojnë aktivitetet më të shpeshta tek ‘Liria ka emër’. Ai paralajmërimi gjatë marshit që kemi thënë se nuk do të mbesim pa bërë gjë dhe kjo është nisma e një sllogani që mbërthen ‘Bring them home’ që është ‘Ktheni në shtëpi’. Aty ku përkasin edhe për atë që kanë qenë për çka është mbishkrimi çlirimtarë, tha Tasholli.

Se cilat do të jenë këto aktivitete, Tasholli nuk bëri të ditur ndonjë detaj, mirëpo tha se ato do të zgjasin gjatë tërë muajit.

Ai tha se ideja për këtë baner ishte edhe më herët, por u arrit të realizohet falë diskutimeve dhe se gjithsej është një punë dyjavore.

Si ide ka nisur më herët, mandej kemi pasur diskutime rreth ngjyrave, pozicionimeve dhe mbishkrimeve, është punë dyjavore dhe e konkretizuar ditën e sotme, shtoi përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”.

Në baner janë ngjyra e bardhë që simbolizon pastërtinë dhe ngjyra e kaltër që është pjesë e identitetit tonë tash e gati dy dekada.

Nga komunikimi i përditshëm me qytetarët, Tasholli tha se ata janë të irrituar me situatën.

Kjo situatë është absurde dhe të tillë e përjetojmë, mandej janë edhe irritimet e tyre që shpesh herë në takimet tona i shpërfaqin, sepse nuk mund ta rrokin brenda logjikës së çfarë është duke ndodhur. Ata e kanë parë që ky është shtihim politik që po provohet të mbështillet mbi kategori juridike, tha ai.

Platforma "Liria ka emër” zhvilloi vazhdimisht aktivitete të ndryshme në përkrahje të drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026