Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell dhe reshje lokale shiu.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën moti do të jetë i vranët me periudha të shkurtra me diell, ndërsa gjatë ditës në disa zona priten riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Ndërkaq, të dielën parashihet mot i ngjashëm, me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 23 gradë Celsius.