Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit nga Strellci
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit nga Strellci
Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.
Viktima është Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kryetari Ramosaj vlerësoi kontributin e tij.
“Në këto momente të rënda mora lajmin e hidhur për ndarjen tragjike nga jeta të Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanmetaj dhe gjithë farefisit”, shkroi Ramosaj.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.