Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat për mbylljen e TikTok dhe Snapchat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat për mbylljen e TikTok dhe Snapchat
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Ai theksoi se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim dhune, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

“Prej tre ditësh, i madh dhe i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjeçar me thikë nga një adoleshent tjetër. E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjithë familjet që rrisnin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët tanë qysh në moshat më të vogla. Tani, dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme në Europë apo përtej Europës, mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët, ndërkohë që stimujt e dhunës dhe rastet e bullizmit në botën online të fëmijëve dhe të adoleshentëve, vetëm rriten apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik-Tok-ut e pse jo, të SnapChat-it në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për një diskutim të gjerë me të gjithë komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por e përsëris, kompleks në përmbajtjen dhe në zgjidhjen e vet”, theksoi Rama”, theksoi Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024