Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
ZKM - 14 3 2026 (1) (002)iftarij
14/03/2026 - 22:02
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja Emilija Rexhepi, si dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Blerim Gashani.

Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin. Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, njoftoi Zyra e kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026