Kryeministri izraelit për herë të pestë para gjykatës për korrupsion
Bota
Lexohet për: 1 min.
Rebelët Houthi sulmojnë me raketa balistike Izraelin qendror
Foto Arkivë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për herë të pesë, sot doli para gjykatës në Tel Aviv për të mbrojtur veten kundër akuzave për korrupsion.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu vazhdon të mbrohet para Gjykatës së Qarkut në Tel Aviv në çështjen e njohur si "4000" në të cilën ai akuzohet për ofrimin e favoreve rregullatore për Shaul Elovich, atëherë pronari i kompanisë së telekomunikacionit Bezeq dhe Walla, në këmbim të mbulimit të favorshëm për të dhe gruan e tij.

Netanyahu përballet me tre raste të veçanta korrupsioni të paraqitura në vitin 2019 kundër tij: Rasti 1000, Rasti 2000 dhe Rasti 4000, të cilat përfshijnë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Kryeministri izraelit mohon çdo keqbërje, duke i quajtur akuzat të rreme.

Netanyahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është lideri i parë izraelit që ka marrë qëndrimin si i pandehur kriminal në historinë e vendit.

Sipas ligjit izraelit, atij nuk i kërkohet të japë dorëheqjen nëse nuk dënohet nga Gjykata e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa muaj./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025