Kryeministri i Malit të Zi për rrahjen e rinjve shqiptarë: Po punohet për arrestimin e sulmuesve
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka reaguar pas rrahjes brutale të tre shtetasve shqiptarë sot në Kotor nga tetë persona me veshje ushtarake.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se rasti është duke u hetuar dhe se njëri prej sulmuesve është identifikuar.

Në reagimin e tij, Spajiq shpreh keqardhje duke thënë se po punohet për arrestimin e sulmuesve.

Rrahja e tre shqiptarëve në Malin e Zi, kreu i UDSH-së: Rezultat i politikës serbe • KosovaPress

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oazë paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiq.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka falënderuar sot kryeministrin Spajiq, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi.

Balla më herët zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij Danilo Sharanoviq, me ç’rast kërkoi informacion lidhur me rastin, ndërsa falënderoi Policinë e Malit të Zi për reagim të menjëhershëm. /EuronewsAl

Tre shtetas shqiptarë rrihen nga persona me uniformë ushtarake në Mal të Zi • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024