Kryeministëri i britanik jep dorëheqjen dhe Burnham betohet si deputet i ri
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeministëri i britanik jep dorëheqjen dhe Burnham betohet si deputet i ri
cxc
22/06/2026 - 19:17
Linku u kopjua

Pas disa ditësh spekulimesh, Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Laburiste dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Andy Burnham është pritur me brohoritje të mëdha nga bankat e Partisë Laburiste derisa hynte në një Dhomë të Komunave.

Ai bëri betimin, pas deputetes së re të SNP-së, Lara Bird, dhe deputetit të ri konservator Douglas Lumsden.

Ai përkuli kokën disa herë derisa kalonte nëpër sallë dhe buzëqeshte e përshëndetet nga deputetë mbështetës.

Ndërkohë, një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili ishte planifikuar të mbahej në Bruksel më 22 korrik, do të shtyhet pas dorëheqjes së Keir Starmer.

Starmer do të takohej me udhëheqëset e larta të BE-së Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa për bisedime mbi ushqimin, energjinë dhe një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve - duke u bazuar në një të ashtuquajtur rivendosje në marrëdhëniet Britani e Madhe-BE të cilën kryeministri në largim e nënshkroi vitin e kaluar.

Starmer e pa shtytjen për lidhje më të ngushta me BE-në si thelbësore për përpjekjet e tij për të ringjallur kryeministrinë dhe për të nxitur rritjen ekonomike, duke u përqendruar në këtë çështje në një fjalim të rëndësishëm që mbajti pas rezultateve katastrofike të zgjedhjeve lokale të Partisë Laburiste, shkruan BBC.

Por Costa tha të hënën: “Tani me siguri duhet ta shtyjmë, por po e rivlerësojmë mundësinë e këtij samiti të ri.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026