KRU “Prishtina”: Dy aotobote për shpërndarje të ujit në rrugën “B”
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Janë bërë gati një javë që kur është ndaluar uji për pije dhe gatim nga liqeni i Badovcit. Për këtë, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se edhe sot (e mërkurë) ka vendosur dy autobote me ujë të pijshëm te rruga"B" në Prishtinë.

“Furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotit te rruga "B" në Prishtinë, dy autobote”, thuhet në njoftim.

KRU "Prishtina", ka vendosur autobot edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, te shkolla" Ismail Qemajli" dhe në rrugën "Muharrem Fejza".

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten e kaluar qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

IKSHPK ka bërë të ditur se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë dhe se mos përdorimi i ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit do të vlejë deri në njoftimin e radhës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024