Kriza globale, Mbretëria e Arabisë Saudite 50 milionë dollarë grant për Shqipërinë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, njoftoi sot lëvrimin e një granti me vlerë 50 milionë USD nga Mbretëria e Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë.

Pas takimit që mblodhi së bashku Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në selinë e Ministrisë, ambasadori deklaroi se, ky grant i pakthyeshëm, vjen në kuadër të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve dhe vullnetit të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i qëndruar pranë Republikës mike të Shqipërisë dhe për të mbështetur zhvillimin e saj në dritën e situatës aktuale ekonomike që po kalon Shqipëria, për shkak të krizës globale energjetike dhe presioneve inflacioniste.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, duke i uruar Republikës së Shqipërisë më shumë përparim dhe prosperitet./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024