Kreu i KPK-së: Korrupsioni kërkon përgjigje të përbashkët nga shteti dhe qytetarët
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kreu i KPK-së: Korrupsioni kërkon përgjigje të përbashkët nga shteti dhe qytetarët
img_7909-587x339
17/07/2026 - 12:04
Linku u kopjua

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, tha se lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve të drejtësisë, organeve të pavarura, ekzekutivit, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Gashi i bëri këto komente në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

“Kjo dekada punë në promovimin e transparencës, integritetit dhe parandalimin e korrupsionit përbëjnë një kontribut të çmuar për ndërtimin e institucioneve demokratike, llogaridhënëse dhe forcimin e besimit të qytetarëve. Lufta kundër korrupsionit kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, ku institucionet e drejtësisë, organet e pavarura, ekzekutivi, shoqëria civile dhe qytetarët veprojnë të koordinuar dhe me përgjegjësi  të përbashkët. Në këtë  drejtim, bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Agjencisë  për Parandalimin e Korrupsionit ka një rëndësi të veçantë”, u shpreh Gashi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026