Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtine ka një kryetar të ri. Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në kryeqytet. Smajlaj ka siguruar votat e të gjithë delegatëve në sallë në një kuvend të stërmbushur.
Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini e kanë vlerësuar lart organizimin e Kuvendit dhe e kanë përgëzuar Smajlajn për punën e deritanishme dhe projektin e tij për AAK-në e kryeqytetit.
Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në Prishtinë, ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ardian Gjini të shohim mobilizimin dhe energjinë e strukturave tona.
Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet.

Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën, drejt përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit”, shkruan Haradinaj në njoftim.


